Një burrë i ndihmuar nga disa persona tjerë që gjithashtu ishin kalimtar rasti mbi urën e famshme të Londrës, kanë arritur ta “neutralizojnë” sulmuesin i cili u qëllua nga policia metropolitane.
Videoja amatore e filmuar nga një autobus dykatësh në lëvizje, shfaq një grup prej 6 apo 7 personave që çarmatosin sulmuesin dhe ky burrë ia merr thikën nga dora dhe largohet me shpejtësi, transmeton Telegrafi.
Ata arritën ta mbajnë të shtrirë derisa aty u shfaqën policët e armatosur deri në dhëmbë, të cilët e plagosën për ta prangosur më pas.
Sidoqoftë në këtë sulm janë lënduar pesë persona, kurse sulmuesi që është qëlluar nga policia raportohet se ka ndërruar jetë disa momente më pas.
Në anën tjetër zyrtarë të Scotland Yard janë duke e cilësuar rastin si incident terrorist, duke mos dhënë detaje tjera rreth këtij sulmi. /Telegrafi/