Telegrafi

Herolind Shala: Të gjithë të bashkuar, me qëllimin e njëjtë – ta dërgojmë Kosovën tonë në Evropian

Herolind Shala (Foto: Ridvan Slivova/Facebook)

Mesfushori Herolind Shala ka dalë në përkrahje të bashkëlojtarëve dhe Kosovës para takimit vendimtar me Çekinë.

Kosova dhe Çekia do të luajnë sot (e enjte) në mbrëmje përballjen e madhe të tyre për eliminatoret e Grupit A për Euro 2020.

Trajneri Bernard Challandes ka besim tek grupi i lojtarëve, edhe pse do të ketë shumë mungesa.

Lexo po ashtu Detajet e ndeshjes Republika Çeke 2-1 Kosova

Njëri nga ta është edhe mesfushori Herolind Shala, i cili mungon shkaku i lëndimit, por ka dalë në përkrahje të bashkëlojtarëve.

Shala ka bërë një postimi në rrjetet sociale, ku tregon se të gjithë janë të bashkuar dhe kanë qëllimin e njëjtë – kualifikimin në Kampionatin Evropian.

Lexo po ashtu Tifozi i veçantë çek i Kosovës - Martin Sneberk mban album me fotografitë e lojtarëve Dardanë dhe mbledh autografe

“Dita e ndeshjes vendimtare, jemi të bashkuar, futbollistë, staf, federatë e tifozë”.

“Të gjithë e kemi qëllimin e njëjtë, ta dërgojmë Kosovën tonë në evropian”, ka shkruar Shala në profilin e tij në Facebook.

Ndryshe, ndeshja mes Kosovës dhe Çekisë do të zhvillohet në stadiumin Doosan Arena të Plzenit me fillim nga ora 20:45. /Telegrafi/