Mesfushori i përfaqësueses së Kosovës, Herolind Shala, ka qenë pjesë e ekipit të yjeve të Superligës turke sonte në një ndeshje miqësore.
Miqësorja u luajt në Stamboll si shenjë kundër sulmeve terroriste që së fundi u bënë në Turqi, ndërsa donacionet shkuan për familjet e viktimave që humbën jetën.
“I lumtur që isha pjesë e kësaj ndeshjeje. Shpresoj të mos ketë asnjëherë sulme terroriste në këtë botë. Ftesa ime për këtë takim ishte edhe reprezentim i shtetit tim, Kosovës,” ka shkruar pas ndeshjes Shala në Facebook.
Ndryshe, ndeshja ka përfunduar në dobi të yjeve turke duke triumfuar me rezultat 4-3 ndërsa Shala është fotografuar edhe ish-yllin e Interit dhe Barcelonës, tash futbollistin e Antalyasporit, Samuel Eto’o. /Telegrafi/