Telegrafi

Heroina moderne, fituesja e Oscarit në rolin Captain Marvel (Foto/Video)

Aktorja hollivudiane, Brie Larson, do të luajë rolin e ‘Captain Marvel’ në filmin e parë të kësaj sage, kur roli i është besuar një femre.

Fituesja e Oscarit e ka konfirmuar lajmin ditë më parë në Twitter, ndërsa tash konfirmohet edhe nga mediat kryesore.

“Më thirrni kapitenia Marvel”, kishte shkruar aktorja krahas fotografisë së publikuar.

Lexo po ashtu Fituesja e Oscarit duket shumë më ndryshe në realitet (Foto)

Ndryshe, premiera e këtij filmi është caktuar që të lansohet në vitin 2019. /Telegrafi/