Kanye ‘Ye’ West bleu më shumë se katër mijë lodra për fëmijët në Çikago, të cilat u shpërndanë të dielën (19 dhjetor).
44-vjeçari kontribuoi në ngjarjen “Toys for Englewood” të mbajtur në gjimnazin Kennedy King në qytetin e Çikagos.
“Jam shumë krenare që Kanye po i përgjigjet edhe një herë kërkesës sonë për të ndihmuar fëmijët e Englewood dhe më gjerë”, tha përfaqësuesja e lagjes së 16-të të Çikagos, Stephanie Coleman.
“Ai nuk është i huaj për komunitetin tonë. Prania e tij është ndjerë gjithmonë në lagjet tona dhe atij i pëlqen të vizitojë, por këtë Krishtlindje ai ka qenë me të vërtetë babadimri ynë i ditëve tona”, tha Coleman.
Coleman tha se West është një “hero i qytetit të lindjes” gjithmonë i gatshëm për të ndihmuar me nevojat e komunitetit, shkruan DailyMail.
“Ne duam ta falënderojmë atë për mirëkuptimin për fëmijët në Englewood, dhe në anën jugore dhe në Çikago në përgjithësi, disa do të jenë pa këtë festa. Disa janë pa baballarët e tyre për shkak të dhunës me armë, për shkak të burgosjes masive, kështu që sot, ne jemi këtu si një bekim”, tha ajo.
Të tjerë që kontribuuan në këtë ngjarje përfshinin Andre dhe Suheir Williams, pronarë të restoranteve, kryetarë të shumtë dhe figura të komunitetit, raportoi ABC 7 Chicago.
West edhe në fund të muajit të kaluar u shfaq në Misionin e Los Angeles për të ofruar 1000 vakte ushqim në “Skid Row” përpara festës së Falënderimeve. /Telegrafi/