Shtatëmbëdhjetë persona janë vrarë në një shkollë të mesme në juglindje të Floridës, ku 19-vjeçari Nicolas de Hesus Cruz i qëlloi me pushkë automatike.
Mediat amerikane kanë zbuluar identitetin e disa prej viktimave të masakrës në shkollën “Stonemen Douglas” në Parkland të Floridës, transmeton Telegrafi.
Në mesin e të vrarëve është 49-vjeqari Chriss Hickson, drejtori sportiv i shkollës.
“Chriss ka qenë njëri nga njerëzit më të dashur. Ka qenë në gjendje të zhvesh këmishën dhe t’ua falë tjerëve”, kanë deklaruar miqtë e tij.
Në sulmin e përgjakshëm të Hesus Cruz është vrarë edhe Jamie Guttenburg, nxënëse e shkollës. Prindërit e saj kanë konfirmuar se ajo është ka humbur jetën si pasojë e të shtënave. Djali i tyre Jessy gjithashtu ka qenë në atë shkollë, por ka arritur të kthehet gjallë në shtëpi.
“Jamie ka qenë e mrekullueshme, e ëmbël dhe shumë simpatike”, ka deklaruar fqinja e saj Alexa Saka.
Njëri nga heronjtë e kësaj ngjarje tragjike edhe trajneri Arron Feis.
Feis i kishte dalë qëllimisht përpara vrasësit, dhe me trupin e tij ka mbrojtur nxënësit. Ai ka marrë disa plumba dhe pasi ishte plagosur rëndë ishte dërguar me urgjencë në spital.
Deri më tani nuk dihet nëse i ka mbijetuar plagëve të marra, pasi që mediat amerikane ditë më parë kanë raportuar se ai ka ndërruar jetë dhe më pas kanë shkruar se janë duke luftuar për jetën e tij.
Heroina e kësaj ngjarje është edhe profesoresha Melissa Falkowski, e cila ndihmoi nxënësit të fshihen nga sulmuesi.
Pasi kishin filluar të shtënat, ajo u kishte thënë nxënësve në korridor që të futen në një klasë. Të gjithë 19 nxënësit që ishin në klasën e saj i kishte fshehur nëpër dollapë. Aty kishin qëndruar për më shumë se gjysmë ore, derisa u strehuan në një vend më të sigurt.
Ajo ka treguar se si disa nga nxënësit nuk mund të ndaleshin duke qarë, derisa disa tjerë në heshtje kishin lexuar lajme për sulmin në telefona. /Telegrafi/