Site icon Telegrafi

Heroi i Barcelonës u sulmua në tunelin e stadiumit të Benficës, u desh ndërhyrja e policisë

Heroi i Barcelonës, Raphinha, thuhet se u sulmua nga nikoqirët e Benficës pas fitores së katalunasve në Ligën e Kampionëve të martën mbrëma.

Barcelona bëri një kthesë të pabesueshme në Benfica në ndeshjen e xhiros së shtatë të Ligës së Kampionëve. Edhe pse po humbte 1-3 pas gjysmë ore, dhe 2-4 në minutën e 68-të, ajo arriti të fitojë 5-4 në fund të ndeshjes.

Heroi i triumfit të mrekullueshëm ishte Raphinha. Në minutën e 64-të, ai shënoi një gol që e ktheu Barcelonën në ndeshje, duke ngushtuar rezultatin në 2-3, dhe më pas shënoi në minutën e pestë të shtesës për t’i dhënë Barcelonës fitoren 5-4 në një nga rikthimet më të mëdha në histori të Ligës së Kampionëve.

Lexo po ashtu Flick vlerëson mentalitetin e Barcelonës pas fitores së çmendur ndaj Benficës në Ligën e Kampionëve

Futbollistët e Barcelonës e festuan triumfin e papritur dhe kjo nuk u pëlqeu nikoqirëve portugezë. Disa lojtarë të Benficas sulmuan Raphinhan në tunelin e stadiumit të tyre.

Sipas mediave spanjolle e në veçanti Movistar+, shkruajnë se është dashur të ndërhyjë policia për të qetësuar gjakrat dhe për të ndaluar përplasjen.

Raphinha konfirmoi përplasjen pas ndeshjes, duke treguar gjithçka çfarë ndodhi.

 

“Më kanë fyer dhe unë ia kam kthyer. Po të më respektojnë do t’i kisha respektuar. Përkundrazi më kanë fyer, por nuk u kam pasur borxh”, ka thënë fillimisht Raphinha.

“Kjo është ndeshja ime më e mirë. Jam krenar që jam te Barça dhe krenar për këtë ekip. Do të vrisja dhe do të vdisja për të”, përfundoi braziliani. /Telegrafi/

Exit mobile version