Momenti kur një polic shpëton një grua që kishte mbetur e ngujuar brenda veturës që po digjej në Washington, është transmetuar drejtpërdrejt në mediat amerikane, raporton CNN.
Gruaja e pafat i kishte telefonuar policisë ,për t’i treguar se kishte mbetur e ngujuar brenda një veture që po digjej. Ajo ka pranuar para medieve se ishte munduar ta thyej xhamin por nuk kishte mundur, transmeton Telegrafi.
Polici Tim Schwering ishte njeriu i parë që u shfaq në vendin e ngjarjes. Ai kishte shfrytëzuar shufrën për të thyer xhamin, por sërish nuk kishte mundur ta nxjerrë gruan.
Por ishin qytetarët e mbledhur, që i ndihmuan dhe kështu e nxorën gruan nga vetura përmes dritares. /Telegrafi/