Mesfushori brazilian, Hernanes pritet të largohet nga kampioni italian, Juventus.
Braziliani nuk ka arritur ta bind trajnerin Maximiliano Allegri pas transferimit nga Interi duke qëndruar shumicën e ndeshjeve në stol.
Kështu e ardhmja e tij duket larg ‘Zonjës së Vjetër’, e cila është duke i shqyrtuar ofertat për të.
Por skuadra e njohur gjermane Bayer Leverkusen i ka ofruar një kontratë tri vjeçare Hernanesit për ta transferuar në Bundesligë.
Leverkusen është e gatshme të paguaj rreth gjashtë milionë euro për transferimin e 31-vjeçarit në ‘Bay Arena’. /Telegrafi/