Telegrafi

Hernandez: Jam i lumtur te Milani, objektivi është Liga e Kampionëve

Theo Hernandez ka thënë se kualifikimi në Ligën e Kampionëve është hapi i parë për Milanin dhe se ekipi do të luftojë për këtë objektiv.

Hernandez u bashkua me Milanin nga Real Madridi në muajin korrik, por mbrojtësi i krahut të majtë nuk ka luajtur ende ndeshje zyrtare për kuqezinjtë për shkak të një dëmtimi në kyçin e këmbës.

“Jam shumë mirë, i qetë. Shërimi im po shkon ngadalë por pozitivisht. Vërtet dua të kthehem për të luajtur. Jam shumë i lumtur që jam në Milano, shoqërohem shumë mirë me shokët e mi të skuadrës, stafin dhe të gjithë”, ka thënë fillimisht  për Milan TV.

Lexo po ashtu Milani tregon gjendjen e Theo Hernandez pas lëndimit të pësuar

“Dua të rikthehem në fushë. Kam pasur pak fat të keq me këtë dëmtim, por këto janë gjëra që ndodhin në futboll”.

“Ndihem i afërt me të gjithë dhe, megjithëse italishtja ime nuk është e shkëlqyeshme, ne mund ta kuptojmë njëri-tjetrin. Ndihem mirë me të gjithë. Kam shokë të shkëlqyeshëm të skuadrës”.

“Objektivi ynë është, para së gjithash, të arrijmë në Ligën e Kampionëve dhe, prej andej, të synojmë edhe më lart”.

Lexo po ashtu Mancini parashikon sezonin në Serie A: Juventusi ekipi më i mirë, pas tyre Napoli dhe Interi - Milani befasia e kampionatit

“Ne jemi një ekip i shkëlqyeshëm, një skuadër e kompletuar dhe mund ta bëjmë atë me mbështetjen e tifozëve tanë”.

“Të gjithë kanë cilësi të shkëlqyeshme në këtë ekip dhe të gjithë janë lojtar të shkëlqyeshëm”, përfundoi Herandez. /Telegrafi/