Theo Hernandez ka thënë se kualifikimi në Ligën e Kampionëve është hapi i parë për Milanin dhe se ekipi do të luftojë për këtë objektiv.
Hernandez u bashkua me Milanin nga Real Madridi në muajin korrik, por mbrojtësi i krahut të majtë nuk ka luajtur ende ndeshje zyrtare për kuqezinjtë për shkak të një dëmtimi në kyçin e këmbës.
“Jam shumë mirë, i qetë. Shërimi im po shkon ngadalë por pozitivisht. Vërtet dua të kthehem për të luajtur. Jam shumë i lumtur që jam në Milano, shoqërohem shumë mirë me shokët e mi të skuadrës, stafin dhe të gjithë”, ka thënë fillimisht për Milan TV.
“Dua të rikthehem në fushë. Kam pasur pak fat të keq me këtë dëmtim, por këto janë gjëra që ndodhin në futboll”.
“Ndihem i afërt me të gjithë dhe, megjithëse italishtja ime nuk është e shkëlqyeshme, ne mund ta kuptojmë njëri-tjetrin. Ndihem mirë me të gjithë. Kam shokë të shkëlqyeshëm të skuadrës”.
“Objektivi ynë është, para së gjithash, të arrijmë në Ligën e Kampionëve dhe, prej andej, të synojmë edhe më lart”.
“Ne jemi një ekip i shkëlqyeshëm, një skuadër e kompletuar dhe mund ta bëjmë atë me mbështetjen e tifozëve tanë”.
“Të gjithë kanë cilësi të shkëlqyeshme në këtë ekip dhe të gjithë janë lojtar të shkëlqyeshëm”, përfundoi Herandez. /Telegrafi/