Telegrafi

Hernandez: Dua të bëhem më i miri në botë në anën e majtë

Theo Hernandez ka folur pas prezantimit si lojtar Real Madridi.

Anësori ka thënë se është i lumtur me transferimin dhe shpreson dhe beson te arritjet individuale dhe grupore me Los Blancos.

“Nuk ndjej preson nga asnjëra anë dhe nuk mendova shumë për t’i thënë po Real Madridit. Jam këtu sepse jam në skuadrën më të mirë në botë”.

“Kam ardhur këtu me shumë pritje, duhet të bëjë stërvitje çdo ditë, kokë ulur të ndjek hapat e Marcelos i cili është modeli im për t’u bërë mbrojtësi i majtë më i mirë në botë”.

“Atletico u soll me mua shumë mirë, por tani jam aty ku duhet të jem, te klubi më i mirë në botë dhe dua të arrij shumë”, ka thënë Hernandez. /Telegrafi/