Telegrafi

Herbst: Maqedonia e Veriut këtë vit duhet të anëtarësohet në NATO dhe të fillojë bisedimet me BE-në

Në deklaratë për AIM, John Herbst i cili është drejtor në Qendrën euro-aziatike në Këshillin atlantik tha se “Marrëveshja e Prespës është zgjidhje e shkëlqyer për të dyja vendet dhe hap derën për bashkëpunim më të gjerë për Maqedoninë e Veriut në Evropë”.

Herbst, i cili është ish ambasador i ShBA-ve në Ukrainë, komentet për AIM i dha për një vjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në pyetjen nëse marrëveshja i dha shtytje për zgjidhjen e problemeve tjera të mbetura në Ballkanin Perëndimor siç janë marrëdhëniet midis Beogradit dhe Prishtinës dhe situatës në Bosnjë, ai u përgjigj se marrëveshja është precedent.

Lexo po ashtu “Anulimi i datës për Maqedoninë e Veriut është gabim që s’duhet të përsëritet”

“Marrëveshja është precedent, madje precedent i mirë. Por, precedentët mbesim për ato vende dhe liderë që duan të lëvizin në drejtimin e duhur. Nëse ato nuk janë të interesuar të lëvizin në këtë drejtim atëherë precedenti nuk funksionon”, tha Herbst.

Ai është i bindur se këtë viti Maqedoni e Veriut do të anëtarësohet në NATO me mundësi për t’i nisur bisedimet me BE-në.

“Kjo është në agjendë dhe së shpejti do të ndodhë, por nuk jam i bindur se sa shpejt. Ka shumë mundësi që Maqedonia e Veriut këtë vit të hyjë në NATO”, theksoi Herbst./Telegrafi/