Volkswagen Group ka konfirmuar se me 1 shtator pas katër viteve në krye të VW Group, Herbert Diess, kryetar i bordit drejtues do të largohet nga posti i tij pas një marrëveshje të përbashkët.
Diess do të pasohet nga shefi i Porsche, Oliver Blume, i cili do të mbetet në udhëheqje të markës sportive duke e vazhduar këtë të fundit edhe pas një IPO të mundshme.
Në një deklaratë të shkurtër, VW Group e falënderoi Diess për idetë e tij inovative të produkteve, portofolet e produkteve të ri-dizajnuara dhe për vendosjen e një fokusi të qartë në elektro-mobilitet, por që ndryshimi tek menaxhmenti i lartë në kompani, nënkupton një ndryshim të madh të gjeneratës së VW Group, transeton Telegrafi.
Diess e gjeti veten në lrye të VW Group në mes të skandalin “Dieselgate”, dhe së bashku me rrëmujën e kohëve të fundit që ka të bëjë me një mosmarrëveshje me sindikatat e punës mbi shkurtimet potenciale të vendeve të punës, ai nuk pati një rrugë të lehtë në udhëheqje.
Blume është në krye të Porsche që prej 7 viteve të fundit dhe ka qenë thelbësor në zbatimin e veturës së parë elektrike të markës në fjalë, Taycan, e cila ka pasur shitje të suksesshme. Blume ka vazhduar që të ngritë numrin e shitjeve të markës pavarësisht situatës me pandeminë, dhe ky emërim vije përderisa Porsche dhe kompania e saj mëmë Volkswagen Group, synojnë një IPO.
Kryetari i Bordit Mbikëqyrës i VW Group, Hans Dieter Potsch tha: “Përgjatë kohës së tij si Kryetar i Bordit Drejtues i Markës së Veturave për Pasagjer dhe Kryetar i Grupit të Bordit Drejtues, Herbert Diess ka luajtur një rol kyç në avancimin e transformimit të kompanisë”. /Telegrafi/