Albin Kurti, Dritan Abazoviq dhe Arben Ahmetaj, tre politikanë shqiptarë për herë të parë do të përfaqësojnë tre shtete të ndryshme në një takim rajonal në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, Shkup.
Zëvendëskryeministri malazez, Dritan Abazoviq është në Shkup, ku nesër do të mbahet samiti i dytë i Ballkanit Perëndimor, i titulluar “Promovimi i Përfshirjes dhe Solidaritetit në Evropë”.
Siç u njoftua nga Qeveria e Malit të Zi, Abazoviq u takua sonte në Shkup me Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, gjatë një kokteji të përgatitur për mysafirët nga The Economist Events, si organizator i ngjarjes, raporton rtcg.
“Përveç nikoqirit të kryeministrit Zaev, zëvendëskryeministri malazez Dritan Abazoviq, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe zëvendëskryeministri shqiptar, Arben Ahmetaj gjithashtu do të marrin pjesë në panelin e parë të diskutimit të Samitit”, njoftoi qeveria malazeze.
Përveç pjesëmarrjes në Samit, Abazoviq do të ketë nesër disa takime dhe takime dypalëshe me përfaqësues nga sektori i biznesit në Shkup. /Telegrafi/