Telegrafi

“Hera e fundit në Tiranë” – Faqja zyrtare e Anglisë kujton ndeshjen e para 20 vitesh ndaj Shqipërisë

Faqja zyrtare e ekipit kombëtar të Anglisë ka kujtuar ndeshjen e para 20 vitesh në Tiranë ndaj Shqipërisë në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës së vitit 2002.

Shqipëria është nikoqire e Anglisë në ndeshjen e sotme (e diel), e cila zhvillohet nga ora 18:00 në stadiumin “Air Albania” në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës “Katar 2022”.

Megjithatë, shqiptarët dhe anglezët nuk janë kundërshtar që nuk njihen, pasi kanë luajtur edhe në të kaluarën në ndeshje kualifikuese.

Lexo po ashtu “Sytë dhe zemrën te ju”, Tifozat Kuq e Zi vijnë me një mesazh të madh dhe koreografi para ndeshjes ndaj Anglisë

I tillë është edhe takimi i 28 marsit 2001, kur Shqipëria priti Anglinë në ‘Qemal Stafa’ dhe ky takim është kujtuar nga faqja zyrtare e ekipit kombëtar anglez.

“Hera e fundit në Tiranë… Në këtë ditë 20 vjet më parë, Tre Luanët mundën kundërshtarët e sotëm 3-1 në një ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës”, shkruan në postimin e faqes së Anglisë.

Në atë kohë, golat u shënuan të gjithë në pjesën e dytë, pasi 45 minutat e parë u mbyllen 0-0.

Michael Owen (73’), Paul Scholes (85’) dhe Andrew Cole (90+) shënuan për anglezët, ndërsa për shqiptarët shënoi Altin Rrakli (90’). /Telegrafi/