Pasi Këshilli i Bashkimit Evropian ka vendosur në favor të heqjes së regjimit të vizave për qytetarët serb të Kosovës, të cilët posedojnë pasaporta të Serbisë, ka reaguar kryeministri i vendit, Albin Kurti.
Kurti para e ka quajtur të padrejtë vendimin e Këshillit të Bashkimit Evropian, mirëpo siç tha ai “Republika jonë demokratike dhe e pavarur e ka forcuar pasaportën e saj si asnjëherë më parë”.
“E konsiderojmë të padrejtë, të dëmshme dhe gjithashtu dekurajuese për integrimin e serbëve. Sidoqoftë shteti i Kosovës, Republika jonë demokratike dhe e pavarur e ka forcuar pasaportën e saj si asnjëherë më parë, ndërkaq ne nuk kemi mundësi të mëdha që të ndikojmë te vendimet e Brukselit. Qëndrimi jonë nuk mund të jetë i ndryshëm. Ajo çfarë ka thënë presidentja, MPJD-ja është qëndrim i përbashkët i institucioneve të Republikës”, ka thënë Kurti.
Ndryshe, Këshilli i Bashkimit Evropian ka vendosur në favor të heqjes së regjimit të vizave për qytetarët serb të Kosovës, të cilët posedojnë pasaporta të Serbisë.
Ky vendim është marrë në takimin e Ministrave të Jashtëm të BE-së. /Telegrafi/