Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten, ka përgëzuar qytetarët e Kosovës pasi Parlamenti Evropian ka dhënë dritën jeshile përfundimtare për udhëtimin pa viza në BE për Kosovën.
Reuten ka thënë se shtetasit e Kosovës tashmë janë pjesë e Evropës, transmeton Telegrafi.
“Krenar që më në fund e realizuam këtë premtim të vonuar të BE-së për qytetarët e Kosovës. Ju jeni pjesë e Evropës! Tani mund të hapim kapitullin tjetër duke ndërtuar më tej të ardhmen tonë të përbashkët”, ka thënë ai në shkrimin e bërë në Twitter.
Ndryshe, sot Parlamenti Evropian i tha sot po liberalizimit të vizave të Kosovës, duke e përmbyllur kështu këtë proces të stërzgjatur për qytetarët e Kosovës.
Miratimi i liberalizimit të vizave për Kosovën nga Parlamenti Evropian u bë pa votim pasi nuk kishte asnjë kundërshtim.
Kryetarja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola tha se nuk ka marrë asnjë propozim për të refuzuar qëndrimin e Këshillit të BE-së për liberalizimin e vizave dhe se kanë shkuar menjëherë në votim. /Telegrafi/
European Parliament gives final green light to visa free travel to the EU for Kosovo ??!
Proud we have finally delivered on this long overdue EU promise to the citizens of Kosovo. You are part of Europe! Now we can open the next chapter further building our shared ?? future. pic.twitter.com/Db1zNOq8LM
— Thijs Reuten ??? (@thijsreuten) April 18, 2023