Site icon Telegrafi

Heqja e fotografisë së Rugovës nga Kuvendi, reagon LDK e quan akt vandal

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas heqjes së fotografisë së ish-presidentit Ibrahim Rugova në ambientet e Kuvendit të Kosovës.

Në reagimin e LDK-së thuhet se ky është një akt vandal, duke thënë se vlerat e presidentit Rugova nuk mund t’i cenojë askush madje as matrapazët të cilëve tundimi për të ra në sy i verbon deri në marrëzi.

Reagimi i plotë:

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës dënon ashpër këtë akt vandal që sot ka ndodh me rastin e dëmtimit të Fotografisë së Presidentit Historik të Kosoves Ibrahim Rugova në ambientet e Kuvendit të Kosovës.
Historinë e re e kemi dëshmitaren më të mirë se në themelet e institucioneve të vendit tonë qëndrojnë vepra dhe vizioni i Presidentit Historik të Republikës së Kosovës Ibrahim Rugova. Veprës së tij, pëlqimin dhe përkrahjen ja dhanë gjithmonë qytetarët e Kosovës, vizionit të tij po ja jap pëlqimin dhe përkrahjen koha. Cenimi i kësaj vlere nuk mund të bëhet kurrë nga askush, asnjëherë, sepse ka prapa vullnetin e qytetarit të Kosovës dhe institucioneve të cilat po i ndërtojmë. Aq më pak mund ta bëjnë këtë matrapazët të cilëve tundimi për të ra në sy i verbon deri në marëzi.
Kërkojmë nga organet përkatëse që autorin e këtij veprimi kriminal ta vëjnë para drejtësisë.

Exit mobile version