Në Chandigarh të Indisë, një grua i është nënshtruar operacionit, për të nxjerrë nga barku lëmshin e flokëve, që peshonte mbi tre kilogramë.
Pacientja e paemëruar, është shtrirë në spital, me dhimbje të mëdha, marramendje, humbje të vetëdijes dhe vjellje.
Ajo pinte me vështirësi vetëm pak ujë, meqë ushqimin më nuk ia pranonte organizmi.
Pas operimit, ajo është lëshuar në shtëpi, ndërsa pritet t’i nënshtrohet një terapie te psikologu.
Mësohet se lëmshi i flokëve i ishte krijuar, pasi mbante fijet e flokëve në gojë dhe i përpinte qimet. /Telegrafi/