Site icon Telegrafi

Heq prangat nga duart dhe ua vjedhë policisë veturën, pas 23 minutave ndjekje përplaset në pemë – kamerat e sigurisë filmojnë momentet (Video)

Një grua e cila ishte prangosur dhe po qëndronte ulur në veturën e policisë, ka arritur t’i heq prangat dhe të vjedh veturën para syve të policisë.

Por, kamerat e instaluara brenda veturës kanë filmuar Toscha Sponsler 33-vjeçe, duke hequr prangat nga duart dhe duke u larguar nga vendi i ngjarjes me veturë, derisa policët po qëndronin jashtë, transmeton Telegrafi.

Dhe pasi e kuptojnë se ajo ua vodhi veturën në Pollok të Teksasit, dhjetëra vetura tjera të policisë i vihen pas gruas, duke e ndjekur për më shumë se 23 minuta e cila po ngiste veturën me mbi 100 kilometra në orë.

Në një moment ajo humb kontrollin mbi timonin dhe përplaset në një pemë, por edhe pse u rrethua nga forca të shumta të policisë të cilët ia kishin drejtuar tytat e revoleve, ajo nuk pranonte të dilte jashtë veturës derisa ia thyen xhamin dhe e nxorën jashtë duke e përplasur për tokë dhe prangosur për herë të dytë. /Telegrafi/

Exit mobile version