Telegrafi

Heq maskën mbrojtëse për ta lëpirë dorën, më pas e prek mbajtësen e trenit – policia belge arreston të riun

Një pasagjer është arrestuar pasi lëpiu dorën dhe me të preku mbajtësen brenda metrosë në Belgjikë, duke detyruar autoritetet  ta nxjerrin nga përdorimi trenin derisa të përfundon faza e dezinfektimit.

Një i ri i paidentifikuar i cili mbante maskë mbrojtëse, shihet se si në një moment e heq nga fytyra, fut dorën në gojë për ta lëpirë dhe më pas prek mbajtësen në tren ku kishte edhe shumë pasagjerë tjerë, transmeton Telegrafi.

Kompania e Transportit në Bruksel, ka njoftuar pas publikimit të videos se personi është arrestuar nga policia.

“Metroja është nxjerr nga përdorimi derisa të përfundon faza e dezinfektimit. Metrotë tona pastrohen çdo ditë për arsye shëndetësore”, thuhet në kumtesën e kompanisë.

Videoja është postuar nga një i ri që ka dashur të mbetet anonim, ndërsa përdoruesit e rrjeteve sociale kanë vërshuar me një lum komentesh, pasi panë pamjet. /Telegrafi/