Një pasagjer është arrestuar pasi lëpiu dorën dhe me të preku mbajtësen brenda metrosë në Belgjikë, duke detyruar autoritetet ta nxjerrin nga përdorimi trenin derisa të përfundon faza e dezinfektimit.
Një i ri i paidentifikuar i cili mbante maskë mbrojtëse, shihet se si në një moment e heq nga fytyra, fut dorën në gojë për ta lëpirë dhe më pas prek mbajtësen në tren ku kishte edhe shumë pasagjerë tjerë, transmeton Telegrafi.
Kompania e Transportit në Bruksel, ka njoftuar pas publikimit të videos se personi është arrestuar nga policia.
“Metroja është nxjerr nga përdorimi derisa të përfundon faza e dezinfektimit. Metrotë tona pastrohen çdo ditë për arsye shëndetësore”, thuhet në kumtesën e kompanisë.
Videoja është postuar nga një i ri që ka dashur të mbetet anonim, ndërsa përdoruesit e rrjeteve sociale kanë vërshuar me një lum komentesh, pasi panë pamjet. /Telegrafi/