Bashkimi Evropian ka hequr kufizimet në importin e ushqimeve japoneze që u vendosën pas dështimit të termocentralit bërthamor, Fukushima Daiichi, vetëm disa javë përpara se Japonia të fillojë pompimin e ujërave të zeza nga objekti në Oqeanin Paqësor.
Kina dhe vende të tjera, megjithatë, kanë kërcënuar se do të kufizojnë më tej importet japoneze të ushqimeve të detit nëse uji lirohet, raporton dw.
Njoftimi i BE-së pasoi bisedimet në një samit në Bruksel midis Presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe kryeministrit japonez, Fumi Kishida.
Vendimi i BE-së për të hequr të gjitha kufizimet e mbetura, me gjasë muajin e ardhshëm, vjen disa ditë pasi Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) miratoi planet japoneze për lirimin e ujit në një rishikim kyç të sigurisë, duke arritur në përfundimin se masa do të kishte “ndikim të papërfillshëm radiologjik mbi njerëzit dhe mjedisin”.
Japan welcomes the @EU_Commission's decision to lift the import measures on Japanese food products.
It will promote the Tohoku Region's reconstruction process. #Fukushima
More info:https://t.co/8MRf2Z8uqg pic.twitter.com/LPspmG4SzF
— Mission of Japan to the EU 🇯🇵🇪🇺 (@JapanMissionEU) July 13, 2023
BE-ja ka lehtësuar kufizimet në importe disa herë që nga viti 2011, kur centrali u godit nga një tërmet i fuqishëm dhe cunami, duke shkaktuar katastrofën më të keqe bërthamore në botë që nga Chernobili, i cili ngjau 25 vjet më parë.
Por, duke filluar nga viti 2021, ai kërkon certifikata që tregojnë nivelet e izotopeve radioaktive në kërpudhat e egra, disa lloje peshqish dhe bimë të egra të ngrënshme nga Fukushima dhe nëntë prefektura të tjera.
Komisioni Evropian tha se kufizimet do të hiqen plotësisht, thuhet se muajin e ardhshëm, duke shtuar se Japonia do të vazhdojë të monitorojë radioaktivitetin e produkteve.
“Kjo do të ndihmojë në avancimin e rindërtimit të zonave të shkatërruara dhe kjo është ajo që ne vlerësojmë dhe mirëpresim”, tha Kishida.
Vendimi i BE-së shihet si pjesë e një përpjekjeje për të bërë përparim në heqjen e barrierave tregtare të Japonisë ndaj mishit, frutave dhe perimeve të BE-së, qasja e të cilëve në Japoni është e kufizuar shkaku i rregullave të sigurisë ushqimore. /Telegrafi/