Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin e tmerrshëm, kur një shofer i pakujdesshëm heq duart nga timoni i autobusit 7.5 ton të cilin po e ngiste, për të ngrënë bukë dhe pirë cigare, veprim ky që i kushtoi me jetë një qifti të moshuar.
Michael Boothman 38-vjeç është dënuar me dy vite burg, pasi ka pranuar se ishte shkaktar i vdekjes së Brian Dickinson 82 dhe bashkëshortes Ruth 77-vjeçe, transmeton Telegrafi.
Kamerat e siguresë të instaluara në autobus kanë filmuar momentin ndërsa këto pamje janë publikuar nga policia britanike, ku shihet shoferi duke mos u treguar i kujdesshëm derisa po ngiste me shpejtësi të madhe. /Telegrafi/