Telegrafi

Henry: Wenger tani mendon edhe pa Sanchezin dhe Ozilin

Legjenda e Arsenalit, Thierry Henry, ka thënë se Arsene Wenger duhet të bëhet gati të jetojë pa Alexis Sanchezin dhe Mesut Ozilin.

Sulmuesi ka thënë se të dy lojtarët mund të largohen që në fund të sezonit.

“Në këtë kohë kam parë gjëra që nuk i kam parë më parë. Kjo ka ndodhur prej se Sanchez dhe Ozil janë kthyer”.

“Dy javë më parë përballë Chelseat (0-0), ishte momenti kur ndodhi kjo”.

Henry analizon situatën te Arsenali

“Ndoshta ne lexojmë shumë mes rreshtave shumë, por në të kaluarën Wenger nuk vepronte kështu”.

Lexo po ashtu Nëse Ozil shkon te Manchester United, Arsenali ka pesë opsione për ta zëvendësuar (Foto)

“Wenger më parë mendonte: Sanchez është kthyer, ai është njeriu i duhur dhe duhet të luajë”.

“Por pas ndeshjes me Chelsean, erdhi një moment kur të gjithë thanë, prisni pak, kjo skuadër po luan shumë mirë”.

Ozil dhe Sanchez nuk janë më të paprekshmit

“Sanchez është i vlefshëm si secili lojtar aty. Ai duhet të pres”, ka thënë Henry.

Lexo po ashtu United, destinacioni më i përfolur për Ozil: Formacionet e mundshme të Mourinhos me gjermanin në skuadër (Foto)

Wenger në ndeshjet e fundit i ka lënë në bankë Mesut Ozilin dhe Alexis Sanchezin. /Telegrafi/