Telegrafi

Henry tregon se si frikësohej nga Maldini kur luante përballë tij

Gjatë një bisede përpara derbit Milan-Inter, Thierry Henry zbuloi një prapaskenë interesante në lidhje me Paolo Maldinin, ish-kapitenin dhe legjendën e kuqezinjve, aktualisht drejtori teknik i Milanit.

Ish-sulmuesi francez, kujton përballjen me Maldinin, të cilin e konsideron si mbrojtësi ideal.

“Ne kemi luajtur përballë njëri-tjetrit në vitin 1998 (Francë-Itali, çerekfinalja e Botërorit). Kur po zbrisja në fushë si sulmues i djathtë, papritmas nisa të trembesha për atë që përfaqësoje dhe lojtarin që ishe”.

“Për mua mishëroje çfarë do të thoshte të mbroheshe dhe faktin që aspekti njerëzor ishte më i mirë sesa futbollisti që ishe. Dua të të them se më frikësoje realisht”, ka thënë Henry.

Maldini buzëqeshi dhe iu përgjigj se edhe për të nuk ishte një gjë e bukur kur luante kundër një sulmuesi si Thierry Henry. /Telegrafi/