Për vetëm dy javë, Kylian Mbappe do të jetë i lirë të diskutojë transferimin e mundshëm me çdo klub, pasi kontrata e tij me Paris Saint-Germain është caktuar të skadojë në qershor të 2024.
24-vjeçari ka qenë prej kohësh një objektiv i lakmuar për Real Madridin, dhe ky dimër thuhet se është përpjekja e fundit që Los Blancos do të përpiqen ta transferojnë francezin në Santiago Bernabeu.
Megjithatë, bashkëkombësi i Mbappes, ish-ikona e Arsenalit, Thierry Henry, nuk është aq i sigurt se lojtari ka nevojë për këtë lëvizje.
Henry e ka këshilluar sulmuesin e gjithanshëm të mbetet në Parc des Princes deri në fund të karrierës.
“Po të isha Kylian Mbappe, nuk do të largohesha. Do të doja të përfundoja atë që kam filluar”, ka thënë fillimisht Henry për CSB Sports.
“Dua të them, pse duhet të largohet? Ai e do Parisin, ka lindur në atë qytet, këtë duhet ta kuptoni”.
“Unë dua që ai të qëndrojë deri në fund”, përfundoi legjenda franceze. /Telegrafi/