Legjenda franceze e Arsenalit, Thierry Henry ka folur rreth dyshes franceze, N’Golo Kante dhe Paul Pogba, teksa ka folur edhe për rolin e këtij të fundit.
Pogba u transferua verën e vitit 2016 tek Unitedi nga Juventusit për një kosto totale prej rreth 125 milionë eurosh.
Megjithatë, francezi ka dështuar t’i realizoj pritjet dhe pozicioni i tij nën urdhrat e Jose Mourinhos ka gjeneruar shumë debat, ku i fundit është legjenda franceze, Henry.
Sipas legjendës së Arsenalit, Pogba nuk mund të pritet të prodhojë më të mirën e tij kur kërkohet të marrë një punë të ngjashme me kolegun francez Kante në Chelsea.
“Ai nuk tha se ishte një mesfushor defansiv. As unë nuk isha anësor, por kur shkova në Barcelonë më kërkuan të bëja një punë dhe Mourinho po i kërkon atij të bëjë një punë”, ka thënë fillimisht Henry për Sky Sports.
“A mund të bëjë atë punë? Po, ai mund të bëjë atë punë, por a është ai N’Golo Kante? Jo!”.
“Kante ndjen rreziqet dhe e di se ku do të jetë topi, por ai ka atë në ADN-në e tij”.
“Paul Pogba ka më shumë në ADN-në e tij që të jetë më lart, të krijojë, të përpiqet të bëjë lëvizje si kemi parë kundër Evertonit”, përfundoi francezi. /Telegrafi/