Legjenda e Arsenalit, Thierry Henry, ka kritikuar ashpër Arsenalin për lojën e bukur, duke thënë se rezultatet janë prioritare.
Ai po ashtu ka këshilluar yllin shqiptar, Granit Xhaka, që të luaj më afër portës.
Në kohërat e arta të Arsenalit, tifozët mbajnë mend sesi lojtarë të tillë si Tieri Henri abuzonin me mbrojtjet kundërshtare me veprime teknike dhe gola të bukur, por garantonin gjithashtu edhe trofe.
Vite distancë nga largimi i sulmuesit francez, te londinezët ndikon gjithmonë mendimi i ish-numrit legjendar 14.
Henry ka kritikuar mënyrën e lojës së Arsenalit, duke lënë të kuptohet se duhen rezultate dhe gola, e jo qarkullim topi. Pasiguria për të ardhmen e Aleksis Sanchez, është larguar disi me blerjen e Lacazette.
“Arsenali ka nevojë për t’u larguar nga futbolli i bukur dhe duhet të bëhet më i drejtpërdrejtë. Granit Xhaka për shembull, ka këtë stil loje direkt dhe ka një të majtë fantastike, që duhet ta shfrytëzojë dhe të mos humbasë kohën të qarkullojë topin në mesfushë. Pse duhet të qarkullosh topin kur mund ta dërgosh atë në rrjetë? Xhaka duhet ta bëjë këtë dhe të mësohet me rolin e Lacazette”, tha Thierry Henry.
Arsenal fitoi përmes spektaklit përballjen e parë të Premier ligës kur u imponua 4-3 ndaj Leicester City, por mbrojtja ka treguar sërish oshilacione, edhe pse jemi vetëm në startin e sezonit. /TCH/Telegrafi/