Legjenda e Arsenalit, Thierry Henry, ka vënë në pikëpyetje qëndrimin e mundshëm të Alexis Sanchezit te Arsenali.
Anësori i jashtëzakonshëm kilian po kërkohet nga City dhe Henry thotë se ai s’ka asnjë arsye të qëndrojë te Arsenali.
“Pse do të duhej që ai të qëndronte pasi shikoi një gjë të tillë? Pas kësaj performance? Kjo është arsyeja pse Sanchez dhe Chamberlain nuk po rinovojnë. Ekziston diçka gabim te Arsenali për momentin”.
“Ishte e pa mundshme që të shikohej ajo paraqitje, në një moment kam dashur të largohem. Nuk po më tërheq ekipi dhe besoj se kjo është me shumë tifozë. Ky është një problem”.
“Gjithçka është komforte te Arsenali. Të gjithë mund të qëndrojnë, ju nuk tentoni të gjeni lojtarin te ju që mund të bëheni dhe nëse nuk luani mirë nuk do të ketë presion sikurse zakonisht te një klub i madh”.
“Ju nuk konkurroni kurrë. Është në dorë të ekipit ët ndryshohet kjo, por gjithçka është mirë dhe nuk mund të jetë kështu”, deklaroi Henry. /Telegrafi/