Telegrafi

Henry e kritikon Wengerin shkaku i Xhakës

Thierry Henry ka vazhduar të kritikojë Arsene Wengerin.

Arsenal në dy xhirot e para të Ligës Premier ka marrë vetëm një pikë, dhe kjo ka bërë që legjenda e klubit londinez të akuzojë për rezultatet e dobëta trajnerin francez, Wenger.

Lexo po ashtu Eurosport: Xhakës i ofrohet mundësia për të përfaqësuar Kosovën (Foto)

Henry ka pohuar se nuk e kupton veprimin e trajnerit që të aktivizojë Aaaron Ramseyt dhe Francis Coquelin para mesfushorit Granit Xhaka, i cili është tansferi më i shenjtë për këtë vit i Gunners, transmeton Telegrafi.

“Është enigmë aktivizimi i Ramseyt dhe Coquelin para transferimit më të shtrenjtë gjatë kësaj vere të Arsenalit, Granit Xhaka”.

“Askush nuk është duke thënë se kjo dyshe është e keqe, por nëse e transferon një lojtar duke e cilësuar si më të mirin e mesfushës e mos ta aktivizon, unë nuk e kuptoj këtë veprim”, ka thënë Henry. /Telegrafi/