Trajneri i Monacos, Thierry Henry, shpreson që klubi i tij të nënshkruajë me Cesc Fabregasin nga Chelsea.
Spanjolli nuk ka filluar asnjë ndeshje në Ligën Premier për Blutë në këtë sezon dhe në momentin e zëvendësimit në ndeshjen ndaj Nottingham Forestit në FA Cup i dha tifozëve një përshëndetje lamtumirës.
“Natyrisht, do të na pëlqente ta kishim sa më shpejtë”, ka thënë Henry, i cituar nga ESPN.
“Shumë klube do dëshironin ta kishim. Ai do të jetë lojtar i lirë në fund të sezonit, edhe nëse vjen në korrik, ne do të ishim të lumtur”.
Fabregas ka qenë i lidhur me shumë klube duke përfshirë Milanin dhe Atletico Madridin, por destinacioni i tij i radhës ende mbetet i paqartë.
Ish-mesfushori i Barcelonës dhe Arsenalit kaloi te klubi nga Stamford Bridge në verën e 2014, ndërsa mbush 34 vjeç në maj. Spanjolli ka fituar dy Liga Premier, një Kupë të Ligës dhe një FA Cup me Blutë.
31-vjeçari në pesë sezone te Chelsea ka shënuar 22 gola në 198 paraqitje në të gjitha garat. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=WF-PJ8-Xp_s