Site icon Telegrafi

Henry dëshpëron PSG-në, pasi as Lionel Messi nuk mund t’i zgjidh problemet që kanë në skuadër

Legjenda e Arsenalit, Thierry Henry ka bërë një deklaratë të fuqishme duke aluduar se asnjë një “mbinjerëzor” si Lionel Messi nuk mund të zgjidhë problemet e Paris Saint-Germain.

Argjentinasi nuk ishte në gjendje të nënshkruante një kontratë të re me Barcelonën këtë verë dhe bëri largimin e tij të bujshëm nga Camp Nou.

Fituesi gjashtë herë i Topit të Artë përfundoi një lëvizje mahnitëse të transferimit si ojtar i lirë në PSG dhe do të fitojë një shumë të majme prej 35 milionë euro në vit pas taksës mbi kontratën e tij fitimprurëse.

Ardhja e Messit në skuadrën me bazë në Paris ka rritur shpresën e PSG për të rrëzuar nga froni kampionin aktual të Ligue 1, Lille dhe për të sfiduar titullin e Ligës së Kampionëve.

Henry, i cili luajti së bashku me Messin në Barcelonë, pranoi se PSG mburret me shumë fuqi në fazën ofanzive me kapitenin e Argjentinës në opsionet e tyre të sulmit.

Sidoqoftë, ish-trajneri i Montreal Impact argumentoi se klubi i Ligue 1 ende nuk ka ekuilibër në ekip.

Duke folur për Dimanche Soir Foot në Amazon Prime, Henry tha: “Në një moment, ne gjithmonë flasim për lojtarë të mëdhenj, duke sulmuar, duke ecur përpara, por ne kemi nevojë për një ekuilibër”.

“Ne po flasim për ekipin në të cilin kam luajtur te Barca, por njerëzit harrojnë të theksojnë se ne nuk kishim pësuar shumë gola”.

“Në përgjithësi, skuadrat që nuk pranojnë shumë gola nuk janë larg titullit, apo edhe nga Liga e Kampionëve”.

“Kur keni lojtarë mbinjerëzorë, bëhet pak më e lehtë, por kur shoh se si po zhvillohet Parisi për momentin, ata pranojnë shumë gola për shijen time që të mund të shkoj pak më tej”.

“Është e vërtetë që ka pasur mungesë lojtarësh, por bilanci është më i rëndësishmi”, ka shtuar më tej legjenda e Arsenalit.

Lionel Messi u prezantua para fansave të PSG -së në Parc des Princes me këngën ikonike të Chicago Bulls. /Telegrafi/

Exit mobile version