Telegrafi

Henry: Chelsea duhet ta marrë Dembelen

Legjenda e Arsenalit, Thiery Henry, pret që Chelsea të bëjë hapa serioz në drejtim të Moussa Dembeles.

Londinezët pritet që të kthehen në afatin kalimtar gjatë verës me një ofertë për Dembelen.

“Është një gabim shumë i madh nga ekipet në Ligën Premier. Ai luajti për Fulhamin. Është keq nga kush do që do ta marrë sepse ai ishte aty, shumë afër, vetëm një rrugë larg nga Chelsea”.

“Tash çmimin e ka 40 milonë funte te Celticu dhe duhet të paguani këtë çmim për të, edhe nëse nuk ka vërtet kaq vlerë”.

“Ai është djalosh, mund të shënojë gola, dhe po bën mirë me kombëtaren e Francës U-21. Conte po mendon për të ardhmen, ndoshta po pritet deri në fund të sezonit që kjo të realizohet dhe Costa të largohet”, deklaroi Henry. /Telegrafi/