Telegrafi

Henry Cavill nuk do të jetë më pjesë e “The Witcher”, fansat e serialit janë tërbuar për zëvendësimin

(Foto: Slash Film)

Fansat e “The Witcher” janë tronditur nga lajmi se aktori kryesor i serialit, Henry Cavill, do të zëvendësohet nga Liam Hemsworth në sezonin e katërt.

Cavill do të vazhdojë të luajë Geralt of Rivia në sezonin e tretë të serialit hit, përpara se t’ia dorëzojë rolin Hemsworth.

Netflix njoftoi për këtë ndryshim ditën e djeshme (e shtunë) duke ndarë deklarata nga dy aktorët.

Megjithatë, lajmi për ndryshimin e kastit është pritur keq nga shumë fansa të spektaklit, të cilët kanë shprehur mendimin e tyre në rrjetet sociale. Disa madje kërcënuan se do të bojkotojnë “The Witcher” për shkak të kësaj.

Në një seri postimesh, në të cilat shikuesit kërcënuan me bojkot, ata shkruan se produksioni nuk duhet të zëvendësojë Cavill me Liam duke pohuar se kjo që po ndodh është qesharake.

Kur u publikua lajmi, aktori kryesor lëshoi një deklaratë për fansat duke reaguar në lidhje me largimin e tij të paralajmëruar.

“Udhëtimi im si Geralt of Rivia ka qenë i mbushur me përbindësha dhe aventura dhe për fat të keq, unë do të heq medaljonin dhe shpatat e mia për sezonin e katërt”.

“Në vendin tim, mantelin e Ujkut të Bardhë do ta marrë fantastiku Liam Hemsworth. Ashtu si me personazhet më të mëdhenj letrarë, unë e kaloj pishtarin me respekt për kohën e kaluar për të portretizuar Geralt dhe entuziazmin për të parë qëndrimin e Liam për këtë personazh shumë fantastik dhe me shumë nuanca”.

“Liam, zotëri i mirë, ky personazh ka një thellësi kaq të mrekullueshme, kënaquni duke u zhytur dhe duke parë se çfarë mund të gjeni”, është shprehur Cavill. /Telegrafi/