Telegrafi

Henry Cavill dhe Natalie Viscuso debutojnë si çift në tapetin e kuq

Aktori i njohur, Henry Cavill dhe e dashura e tij, Natalie Viscuso, bënë debutimin e tyre në tapetin e kuq si çift në premierën e “Enola Holmes 2” në Neë York të enjten (27 tetor).

39-vjeçari, dukej elegant me një kostum me vija, ndërsa partnerja e tij shkëlqente me një fustan ngjyrë bezhë.

Çifti i lumtur doli publikisht me lidhjen e tyre në fillim të vitit të kaluar në prill të 2021-ës dhe kanë qenë në një romancë të fortë për më shumë se një vit.

Aktori i “Man Of Steel” u shfaq i veshur një kostum klasik gri, me vija, të cilin e kombinoi me një këmishë fustan të bardhë dhe kravatë të kuqe.

Për të kompletuar pamjen e tij për mbrëmjen magjepsëse ai veshi një palë këpucë elegante të zeza.

E dashura e tij ekzekutive e Hollywoodit, Natalie, 32 vjeçe, dukej elegante me një fustan të gjatë ngjyrë bezhë, me pelerinë jashtë supet.

Fustani përmbante një rrip të hollë të zi për të theksuar në belin e saj të hollë, ndërkohë përshtati dukjen me një palë taka të zeza.

Natalie aktualisht është zëvendës presidente në Vertigo Entertainment, por kishte një paraqitje të shkurtër para kamerës si adoleshente në hitin e MTV “My Super Sweet 16”.

Cifti dolën publikisht me lidhjen e tyre vitin e kaluar në prill me një foto të adhurueshme të të dyve duke luajtur shah.

“Ky jam unë që dukem i sigurt në heshtje pak para se dashuria ime e bukur dhe e shkëlqyer Natalie të më shkatërrojë në shah”, kishte shkruar Henry në mbishkrim ku konfirmoi se të dy po takoheshin.

Edhe pse të dy konfirmuan statusin e tyre në Instagram në prill 2021, marrëdhënia e tyre në pjesën më të madhe ka mbetur private dhe jashtë syve të publikut.

Ndërkohë, kujtojmë që vazhdimi i pritur i “Enola Holmes 2”, do të shfaqet premierë muajin e ardhshëm,  më 4 nëntor.

Krahas Henrit, yje të tjerë në film përfshijnë: Millie Bobby Brown, Helena Bonham Carter dhe Louis Partridge. /Telegrafi/