Telegrafi

Henrikh Mkhitaryan shënon golin e dytë personal, dhe të tretin për Interin

Mesfushori armen, Henrikh Mkhitaryan ka shënuar golin e tij të dytë personal dhe të tretin për Interin, në derbin që po zhvillohet ndaj rivalit lokal Milanit.

34-vjeçari shënoi në minutën e 69-të të ndeshjes pas një reagimi të dobët të mbrojtjes kundërshtare që la tejet të frustruar portjerin Mike Maignan.

Derbi po shkon drejt fundit, dhe duket se Interi do ta siguroj fitoren e katërt në këtë edicion të garave, dhe të pestën në përballje direkte me Milanin./Telegrafi/