Telegrafi

Henderson me skenë tjetër emocionale, mes lotësh shkon dhe përqafon babanë e tij me kancer pas finales

Jordan Henderson ka dhuruar një skenë shumë emocionale pas përfundimit të finales së Ligës së Kampionëve, kur ka përqafuar babanë e tij të sëmurë me kancer.

Mbrëmja e Madridit do të jetojë gjatë në kujtesën e çdo tifoz të Liverpoolit në mbarë botën, pasi ishte një çështje emocionale.

Kjo pasi Reds arritën të fitojnë trofeun e gjashtë të Ligës së Kampionëve pasi mposhtën Tottenhamin në finale me rezultat 2-0.

Lexo po ashtu Henderson: Pa Kloppin ishte e pamundur ta fitojmë Ligën e Kampionëve, jam krenar me këtë arritje  

Me të përfunduar finalja, shumica e lojtarëve të Liverpoolit filluan të qajnë dhe nuk ndaleshin lotët e gëzimit.

Njëri nga ta padyshim se është edhe kapiteni, Henderson, i cili ngriti lartë trofeun e Ligës së Kampionëve.

Henderson mes lotësh duke e përqafuar babanë e tij

Pas fishkëllimës përfundimtare në Madrid, kapiteni Henderson gjeti babanë e tij në turmë dhe ata ndanë një përqafim emocional.

Lexo po ashtu Skena emocionale kur Henderson dhe Klopp festojnë titullin e Ligës së Kampionëve

Emocionet ishin të mëdha dhe lotët nuk ndaleshin nga mesfushori anglez, pasi babai i tij vuan nga kanceri.

Pas lotëve, babë e birë festojnë triumfin

Megjithatë, pas disa minutave baba dhe bir iu kthyen buzëqeshjes pasi fitimi i trofeut të Ligës së Kampionëve i bëri krenar të dy. /Telegrafi/