Kapiteni i Liverpoolit, Jordan Henderson, e ka shkelur një rregull të klubit derisa ecte pra trajnerit Jurgen Klopp.
Kur ishte angazhuar si trajner në vitin 2016, strategu gjerman u kishte thënë lojtarëve që të mos e preknin shenjën “This Is Anfield” derisa të fitonin diçka, duke qenë se është fjala për një shenjë respekti – transmeton The Mirror.
Henderson, i cili i është bashkuar klubit në vitin 2011, e ka një medalje të Kupës së Ligës, mirëpo rregulli i Klopp është vënë nga momenti kur ai është caktuar trajner.
Jurgen Klopp has a philosophy at the club where you can only touch the Anfield sign once you’ve achieved something.
The only person to do so?
Jordan Henderson. 🔴#LFC pic.twitter.com/UEjCn4puZS
— Josh (@AnfieldsOwn) March 11, 2019
Mirëpo, javën e kaluar, kamerat e kanë kapur 28-vjeçarin duke e prekur këtë shenjë teksa ecte prapa strategut gjerman.
Ky nuk është një veprim që rrezikon ndonjë gjobë eventuale për lojtarin, mirëpo është diçka që nuk pritet të ndodhë.
Ndoshta Klopp ka hequr dorë nga ai rregull, edhe pse skuadra akoma nuk ka fituar asgjë nën drejtimin e tij, përkundër se i është afruar disa herë. /Telegrafi/