Telegrafi

Henderson: Pa Kloppin ishte e pamundur ta fitojmë Ligën e Kampionëve, jam krenar me këtë arritje  

Jordan Henderson (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

Kapiteni i Liverpoolit, Jordan Henderson ka folur pas fitimit të Ligës së Kampionëve, ku t, ku të gjitha meritat ia ka dhënë trajnerit Jurgen Klopp.  

Liverpooli e ka mposhtur në finalen e sivjetme Tottenhamin me rezultat 2-0 në Wanda Metropolitano të Madridit falë golave të Mohamed Salah dhe  Divock Origi.

Sipas kapitenit Henderson, meritat e mëdha të fitimit të Ligës së Kampionëve i shkojnë trajnerit gjerman, Jurgen Klopp.

Lexo po ashtu Tottenham 0-2 Liverpool: Gjashtë gjërat për të cilat po flitet pas finales së madhe të Ligës së Kampionëve

“Pa këtë menaxher kjo ishte e pamundur. Ju kaloni nëpër kohë të vështira në një sezon, por ajo që ka bërë ai që kur erdhi në klub është e pabesueshme”, ka thënë fillimisht Henderson.

“Ka një bashkim të madh në ekip, ai ka krijuar një atmosferë të veçantë në dhomat e zhveshjes, gjithë falënderimi shkon për menaxherin”.

Henderson duke e përqafuar mes lotëve Kloppin pas fitimit të trofeut (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

“Jam shumë krenar që jam pjesë e këtij klubi dhe të jem kapiten është e veçantë për mua.”

“Unë thjesht përpiqem të jap maksimumin tim sa herë që luaj futboll dhe të ndihmoj ekipin tim pa marrë parasysh se çfarë bëjë”.

Lexo po ashtu Shaqiri reagon pas fitimit të trofeut të dytë në Ligën e Kampionëve: Falënderimi i takon Zotit

“Është momenti më i mirë i jetës sime, kjo është ajo që kam ëndërruar që kur isha fëmijë”.

“Nuk ka të bëjë vetëm me mua, nuk është vetëm të jem kapiten apo të fitojë trofe, është për këtë klub, këta lojtarë, këtë menaxher”, përfundoi anglezi. /Telegrafi/