Telegrafi

Henderson nuk ua zgjat dorën Kloppit dhe Shaqirit në momentin e zëvendësimit, trajneri gjerman e kritikon ashpër

Liverpooli arriti të marrë një barazim pa gola ndaj Manchester Unitedin në “Old Trafford”. Ky rezultat vazhdon t’i mbajë në krye të Ligës Premier me një pikë më shumë.

Mirëpo, ka pasur një moment interesant që është regjistruar në minutën e 71-të ndeshjes.

Lexo po ashtu Klopp i kënaqur se ka një pikë më shumë se City në renditje

Kapiteni Jordan Henderson u zëvendësua dhe kjo nuk i pëlqeu. Ai u thirr për tu zëvendësuar me Xherdan Shaqirin,të cilit nuk ia dha dorën.

Ai vazhdoi dhe të njëjtën gjë e bëri edhe kundrejt trajnerit, ndërkohë që i përshëndeti tifozët me duartrokitje.

Klopp i ka shkuar prapa duke i folur ashpër për veprimin që bëri. Madje mësohet si ai i ka thënë: “nuk ma zgjate dorën”, gjë që mesfushori e bëri menjëherë.

Liverpooli edhe pse ka qenë disa pikë para, tani është në vetëm me një pikë para Manchester Cityt. /Telegrafi/