Site icon Telegrafi

Henderson mezi pret që të luaj me Keitan

Kapiteni i Liverpoolit, Jordan Henderson, mezi pret që të luaj përkarh mesfushorit, Naby Keita.

Një marrëveshje është arritur për 22 vjeçarin i cili do t’i bashkohet The Reds verën e ardhshme.

I pyetur nëse është rritur konkurrenca në pozitën e tij, Henderson u tregua mjaft diplomatik.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit nga Liverpooli

“Nëse luan për top ekipe, do të transferohen top lojtarë”.

“Unë e kam parë Nabyn duke luajtur disa herë dhe ai duket një top lojtar. Kanë qenë shumë spekulime gjatë verës dhe shpresoj se ne kemi përfunduar afatin kalimtar me punë. Ai vjen vitin tjetër, por natyrisht se jam i ngazëllyer sepse ai do të shtojë kualitetin në skuadrën tonë”, deklaroi Henderson. /Telegrafi/

Exit mobile version