Telegrafi

Henderson aludon në “manipulim të VAR-it” tek goli i anuluar ndaj Evertonit

Jordan Henderson bëri shaka për një komplot të VAR-it pasi goli i tij i shënuar në minutat shtesë kundër Evertonit u anulua për pozitë jashtë loje.

Kapiteni i Liverpoolit mendoi se ai rrëmbeu një fitore 3-2 në Ligën Premier në derbin Merseyside në Goodison Park.

Sidoqoftë, Sadio Mane u konsiderua të ketë qenë në një pozicion jashtë loje dhe kështu VAR-i anuloi golin dhe ndeshja u mbyll me barazim 2-2.

Lexo po ashtu VAR-i anuloi në mënyrë kontroverse golin e fitores së Liverpoolit ndaj Evertonit

Ishte bërryli i Manes që thuhej se ishte thjesht jashtë loje, pavarësisht se dukej sikur ai e kishte koordinuar mirë vrapimin e tij në shikimin e parë.

Dhe Henderson ofroi një shpjegim komik pse goli i tij nuk qëndroi kur u pyet në lidhje me të pas ndeshjes.

“Unë mendoj se ata e rregullojnë vijën ndonjëherë për ta bërë atë jashtë loje”, ka thënë fillimisht Henderson për BT Sport.

“Nuk jam i sigurt se si ata e bëjnë atë dhe unë e kam parë atë më parë. Por jo vetëm ai gol, performanca e përgjithshme, shanset që krijuam, unë mendoj se e merituam ta fitonim ndeshjen”.

“Nga fillimi në fund mendoj se ishim ekipi më i mirë dhe mendoj se Everton do të jetë më i lumtur me barazimin”, përfundoi anglezi. /Telegrafi/