Telegrafi

Hendbollisti shqiptar Petrit Fejzullahu që kishte miqësi me Maradonën gjatë kohë kur të dy përfaqësonin klubin e Barcelonës

Armando Diego Maradona ka ndërruar jetë në moshën 60 vjeçare, duke lënë pas një karrierë të bujshme si futbollist.

Ai gjatë kohë sa luante te Barcelona për ekipin e futbollit, ishte një shqiptar që luante në këtë klub, por për ekipin e hendbollit.

Petrit Fejzullahu është një nga hendbollistët më të njohur shqiptar, pasi ka bërë karrierë te Crvena Zvezda dhe Barcelona.

Para rreth 37-38 viteve, është shkrepur edhe foto ku shihet Petrit me Diegon, në atë kohë të dy në kulm të karrierës.

Petriti është vëllai i Kaçusha Jasharit, ish kryetare e Komitetit Krahinor të Kosovës në vitet e 80-ta.

Fejzullahu nga periudha 1982-1985 ka luajtur për HC Barcelonën, ndërsa Maradona për FC Barcelonën (1982-1984). /Telegrafi/