Site icon Telegrafi

Hendboll, tri ndeshje këtë mesjavë në konkurrencën e femrave

(Foto: kosovahandball.info)

Disa prej ndeshjeve të Superligës së hendbollisteve që është dashur të luhen fundjavën e kaluar, do të luhen të mërkurën e të enjten.

Qeveria e Kosovës kishte pezulluar aktivitetet sportive në fundjavë, si pjesë e masave në luftë ndaj COVID-19.

Kështu janë shtyrë edhe ndeshjet e kampionatit të Kosovës në konkurrencë të femrave, thuhet në faqen e FHK-së.

Në kuadër të javës së pestë, të mërkurën është ndeshja Samadrexha – Shqiponja, që fillon në ora 18:30.

Të enjten janë ndeshjet Vushtrria – Drita (16:30) dhe KEK-u – Istogu (18:00).

Ndeshjet Kastrioti – Ferizaj dhe Prishtina – Vëllaznimi janë shtyrë për 18/19 nëntor.

Ferizaj luan në kupa evropiane dhe në përbërje ka edhe lojtare të Prishtinës.

Edhe ndeshja Jusuf Gërvalla – Vjosa luhet më vonë.

Exit mobile version