Site icon Telegrafi

Hendboll: Rugova, Kasumi e Kelmendi të pandalshme në fitoret e skuadrave favorite

(Foto: kosovahandball.info)

Kapitenia A. Rugova shfaqi efikasitet të lartë në fitoren e re të Istogut. Ajo të dielën realizoi 16 gola kurse Istogu fitoi thellë ndaj Vjosës në Shtime me rezultat 44:14. Ishte kjo ndeshje e xhiros së nëntë të Superligës së hendbollisteve. Istogu ka fituar të gjitha ndeshjet dhe udhëheq në tabelë me 18 pikë.

Për Istogun 9 gola i shënoi P. Ferati, kurse te Vjosa pesë gola i realizoi B. Shabani. Vjosa është e dhjeta me 2 pikë.

Fitore të thellë si mysafir shënoi edhe Vushtrria. Ajo fitoi ndaj KEK-ut në Obiliq me 54:12. Vushtrria është e dyta me 16 pikë kurse KEK-u i fundit pa pikë. D. Kasumi realizoi 15 gola për Vushtrrinë kurse 13 i kishte L. Sopjani. K. Klinaku shënoi 6 gola për KEK-un.

Në Gjakovë, kampioni aktual, Ferizaj e mposhti Vëllaznimin me rezultat 36:26. A. Kelmendi udhëhoqi Ferizajn me 11 gola. 8 gola për Vëllaznimin i shënoi E. Frrokaj. Ferizaj është i pesti me 12 pikë, kurse Vëllaznimi renditet i nënti me 6 pikë.

Vjosa – Istogu 14:44 (5:23)

Vjosa: Behluli, Shabani 5, Rama, E. Imeri 1, V. Imeri 3, Ble. Hasani 2, Hasani 2, Tershani 1, Feka, Mehmeti

Istogu: Shehdadi, Ujkiq 2, Rugova 16, Shatri 3, Berisha 2, Ferati 9, Hetemi 4, Halitaj 3, Milatoviq 4

KEK-u – Vushtrria 12:54 (5:28)

KEK-u: Ramadani, Grajqevci 2, Klinaku 6, Dedinca, Smakiqi, Asllani, E. Grajqevci 2, D. Grajqevci, Alija 2, Selmanaj, Kutllovci

Vushtrria: Kelmendi, B. Gubetini, Avdiu 5, Rama 7, Zymeri 5, Preniqi 1, Sopjani 13, Kasumi 15, Gubetini 1, Tahiri 1, Matarova 7

Vëllaznimi – Ferizaj 26:36 (11:19)

Vëllaznimi: Goranci 1, Berisha, Daija, E. Berisha, Mullakdrija, Varaki 1, Bardhi 7, Hoda 2, Gashi 2, Frrokaj 8, Radoniqi 5

Ferizaj: Trenoska, Kupina, Ibrahimi, Dinolli 6, Stojkovska 2, Kelmendi 11, Qerkini 1, Huruglica 7, Sylejmani 5, Thaqi 4, Rashiti

Exit mobile version