Site icon Telegrafi

Hendboll: Istogu fitoi turneun ndërkombëtar në Gjakovë

(Foto: kosovahandball.info)

KHF Istogu ka fituar turneun ndërkombëtar për hendbolliste që të hënën e të martën u mbajt në Gjakovë.

Turneun tradicional për festat e marsit e organizoi KHF Shqiponja.

Pos Shqiponjës e Istogut morën pjesë Çairi i Shkupit dhe Nikshiqi i Malit të Zi.

Në gjysmëfinale, Istogu fitoi ndaj Çairit, kurse Nikshiqi e mposhti skuadrën nikoqire, Shqiponjën.

Në finale, Istogu fitoi ndaj Nikshiqit me rezultatin 28-17.

Esma Muratoviq është shpallur hendbollistja më e mirë e turneut.

Exit mobile version