Telegrafi

Hendboll femrat: Istogu dhe Vushtrria kërkojnë finalen

(Foto: Shpend Ahmeti/kosovahandball.info)

Të martën dhe të mërkurën luhen ndeshjet e dyta dhe të fundit të gjysmëfinales së ‘play-offit’ në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat).

Të martën nga ora 17:00 takohen Istogu e Prishtina. Ndeshja luhet në palestrën “Dresha” në Orroberdë. Kampioni aktual, Istogu, është pranë finales. E ka fituar ndeshjen e parë të luajtur në Prishtinë me rezultat bindës, 43-12.

Si mysafir ka fituar edhe Vushtrria që të shtunën e mposhti Ferizajn me rezultat 27-24. Edhe ndeshja e dytë në mes këtyre dy skuadrave pritet të jetë me rivalitet dhe interesante.

Ndeshja Vushtrria – Ferizaj luhet të mërkurën nga ora 18:00 në palestrën “Jeton Tërstena – TOTA” në Vushtrri.

Skuadrat që janë më të suksesshme pas dy ndeshjeve kalojnë në finale të ‘play-offit’. Ndeshjet luhen pa shikues dhe duke respektuar të gjitha masat e kujdesit që janë paraparë në luftë ndaj COVID-19.