Telegrafi

Hendboll, favoritet pa telashe

(Foto: kosovahandball.info)

Të dielën u luajtën katër ndeshje të xhiros së 13-të të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.

Lideri i klasifikimit, Istogu, fitoi bindshëm ndaj Samadrexhës me rezultat 43-26.

Istogu udhëheq në tabelë me 26 pikë, dy më shumë se Vushtrria. Edhe Vushtrria fitoi bindshëm, 41-20 ndaj Vjosës.

Kastrioti e mposhti Vëllaznimin me 38-28, kurse Prishtina ishte e vetmja që të dielën fitoi si mysafire.

E mposhti KEK-un me rezultatin 36-15.